Liga e Kampionëve solli nxitje dhe emocione me ndeshjet e katërta në grupe. Milan mundi 2-1 PSZH-në në Milano, duke krijuar kështu një lëmsh të vërtetë në grupin F. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Shkriniar, me ish-mbrojtësin e Interit që dërgoi në festë tifozët e ardhur nga Parisi. I menjëhershëm ishte reagimi i “kuqezinjve”, një lëvizje brilante e Leao-s shtang në vend Donarummën në minutën e 11-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Zhiru kompleton përmbysjen e madhe me një gol tipik të tij, me kokë. Mbape me shokët e patën të vështirë të çajnë në mbrojtjen vendase, pasi ishte e pozicionuar mirë. Kështu, me këtë rezultat, ekipi i Piolit është në vendi ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSZH e vendit të dytë.
Në grupin G, Mançester Siti është kualifikuar për në fazën tjetër pas suksesit 3-0 ndaj Jang Bojsit (12 pikë). Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland.