LajmeRajon

BE verifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Komisioni i BE-së i ka kërkuar qeverisë së Romës “informacione të detajuara” lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për migracionin

Autoriteti i Brukselit është në kontakt me autoritetet italiane, “sepse ne duhet të verifikojmë detajet e marrëveshjes me Shqipërinë”, tha zëdhënësja e Komisionit të martën (07.11.2023) në Bruksel. Marrëveshja e nënshkruar (6.11.2023) në Romë nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama parashikon ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave pritëse për migrantët, që synojnë të hyjnë në Itali nga deti Mesdhe. Sipas kësaj marrëveshjeje të diskutueshme të dyja qendrat do të vihen në funksionim nga pranvera e vitit 2024 dhe do të menaxhohen nga pala Italiane. Gjithsej do të pranohen në to deri në 3000 migrantë për një afat të kufizuar në kohë.

Në Itali gjatë këtij viti kanë mbërritur më shumë refugjatë se çdo herë tjetër. Që nga janari 2023, sipas të dhënave të autoriteteve italiane, janë regjistruar 145.000 migrantë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një një viti më parë numri i refugjatëve të regjistruar ka qenë 88.000. Sipas rregullave të BE-së vendi i parë pritës i migrantëve është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për azil. Partia e ultra së djathtës Fratelli d’Italia (FDI) e kryeministres Meloni fitoi zgjedhjet më 25 prill 2022 kryesisht me premtimin, se do të kufizojë migracionin.

Në korrik presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen prezantoi një marrëveshje me Tunzinë si vend tranziti. Marrëveshje të ngjashme janë planifikuar edhe me Egjiptin dhe Marokun. Pakti i migracionit është i disktueshëm. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë BE-në, se po bën “pazar të pisët” me Tunizinë që drejtohet me një regjim autoritar. Të tjerë kritikojnë, se pakti është i pamjaftueshëm për të kufizuar numrin në rritje të migrantëve, që kalojnë përmes itinerarit në detin Mesdhe. Në Gjermani ndër të tjera partia konservatore CDU kërkon që procedurat e aplikimit për azil të realizohen në një vend të tretë jashtë kufijve të BE-së. Qeveria gjermane ka deklaruar, se do ta shqyrtojë nëse është e realizueshme një mundësi e tillë.

Ndryshe, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigratëve në Shqipëri. Kështu thuhet në protokollin e publikuar nga Qeveria shqiptare më 7 nëntor, një ditë pasi dy shtetet arritën marrëveshje për çështjen e emigrantëve.

Marrëveshja parasheh që emigrantët që do të kapen në Detin Mesme dhe të strehohen në Shqipëri dhe strehimin e tyre do ta financojë shteti italian. Firmosja e marrëveshjes shkaktoi reagime të shumta në të dyja shtetet, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës. Dokumenti parasheh që paradhënia prej 16.5 milionë eurosh të ekzekutohet 90 ditë nga data e hyrjes në fuqi të protokollit. Këto para do të përdoren për të rimbursuar shpenzimet për shërbime të ndryshme, u tha në dokument. Gjithashtu, pala italiane duhet të hapë në një bankë të nivelit të dytë, një llogari rrjedhëse bankare të dedikuar ekskluzivisht për fondin e garancisë. Ky protokoll do të jetë në fuqi për pesë vjet dhe mund të rinovohet edhe për pesë vjet të tjera. “Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër pesëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.

Show More

Related Articles

Back to top button