LajmeRajon

Kurti: Serbia përgjegjëse për krimet e luftës, nuk ka paqe pa të vërtetën dhe drejtësinë

Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës. Kështu deklaroi kryeministri I Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e zakonshme të qeverisë këtë të mërkurë, ku ndër të tjera njoftoi emërimin e Atdhe Hetemin si Drejtor Ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Duke theksuar se krimet e luftës dhe gjenocidi serb në Kosovë nuk parashkruhen dhe se nuk mund të amnistohen, Kurti tha se ballafaqimi me të shkuarën është një process shërues, mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria do të punojë parreshtur për të vërtetën dhe drejtësinë, si parakushte për nëj paqe të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë mbledhje, qeveria e Kosovës emëroi Besnik Bislimin si Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe miratoi nismën për plotësimin e kuadrit ligjor për marrëveshjen e ekstradimit me Italinë.

Show More

Related Articles

Back to top button