LajmeMaqedoni

Osmani-Kolomina: Përshpejtimi i integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor si investim në stabilitetin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Havier Kolomina, zv. ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë dhe Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në fokus të takimit, theksojnë nga atje, ishte situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës u konstatua nevoja e veprimit të sinkronizuar të NATO-s dhe BE-së në hapësirat tona, me qëllim të përshpejtimit të proceseve të integrimit euroatlantik.

Sipas bashkëbiseduesve, ky hap është kyç për forcimin e stabilitetit rajonal, njëherazi do të parandalojë veprimet e vendeve të treta në rajonin tonë. Në këtë kontekst, Osmani konfirmoi përkushtimin e fortë të Maqedonisë së Veriut ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

“E theksova edhe rolin e Maqedonisë së Veriut si kryesues aktual i SHBA-Karta e Adriatikut, ose e njohur si A5, në drejtim të inkurajimit të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit dhe ruajtjes së sigurisë rajonale. Ne, si kryesues, në koordinim të ngushtë me vendet anëtare, vendosëm bazën për krijimin e një Koncepti të ri Strategjik të A5, qëllimi kryesor i të cilit është forcimi i bashkëpunimit të vendeve të Kartës që janë anëtare të NATO-s, dhe ofruam mundësi për angazhim më të madh dhe afrim me vlerat e Aleancës së vendeve nga A5 që nuk janë anëtare të NATO-s”, tha Osmani./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button