LajmeSport

Arijon Ibrahimoviçi kërkohet nga Shqipëria dhe Kosova

Origjina shqiptare e Arijon Ibrahimoviçit është arsyeja që mediat në Kosovë dhe Shqipëri po e bëjnë lojtarin protagonistin kryesor të lajmeve.

Ai është vetëm 17-vjeç dhe është pjesë e moshave të Gjermanisë. Ai është me origjinë nga Prizreni. Mediat në Shqipëri raportojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka tentuar që të afrojë pranë saj talentin Ibrahimoviç, madje ka qenë vetë trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, që e ka kërkuar, megjithatë për momentin lojtari nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur.

Arijon Ibrahimoviç është pjesë e moshave të Gjermanisë dhe në total gjatë 23 ndeshjeve të luajtura me ekipet kombëtare ka shënuar 11 gola.

Show More

Related Articles

Back to top button