LajmeMaqedoni

Bursa për specializime kritike për Ushtrinë e Maqedonisë, pas studimeve punësim me kohë të plotë në Ministri

Ministrja e Mbrojtjes ka shpallur konkurs ku ofron mundësi për bursa për studentët që shkollohen në fusha të specializuara që janë kritike për Ushtrinë, me mjete në nivel 30% deri në 80% të pagës mesatare në vend në varësi të vitit të studimit dhe pas përfundimit të arsimit do të jenë me kohë të plotë punësimi në Ministri, përcjell TV21. Ministrja Sllavjanka Petrovska me në një video-mesazh ftoi studentët ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të aplikojnë në Konkurs.

“Konkursi është i hapur për të gjithë studentët në Maqedoninë e Veriut, në këto specialitete: inxhinierë sistemesh për teknologji informatike, inxhinierë sistemesh për bazë të dhënash, inxhinier i sigurisë IT, mbështetje gjeohapësinore, gjeodezi, inxhinieri gjeoteknike, sistem informacioni gjeografik, meteorologji, doktor i mjekësisë, teknik rrezesh X, konstruksion, motori dhe sistemet e avionit, instrumentet, radioradarët dhe pajisjet elektrike të avionit”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Show More

Related Articles

Back to top button