LajmeRajon

Rama për marrëveshjen e refugjatëve: Refuzuam shumë vende të BE-së, pse i thamë “Po” Italisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Rai News 24 për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për të pritur në një qendër siç saktësoi Kryeministri, emigrantët që kapen në ujërat italiane.

Rama ka zbuluar se Shqipëria ka pasur kërkesa dhe nga vende të tjera të BE-së për marrëveshje të kësaj natyre por i ka refuzuar. Në intervistë Rama sqaron pse i tha “PO”, Italisë.

Dy qendra në Shqipëri, në Shëngjin dhe në Gjadër. Këto emigrantë do të vijnë në territorin shqiptar një vend jashtë BE-së. Mbi çfarë statusi juridik i prisni ju këta emigrantë?

Së pari, dua të sqaroj se nuk janë dy qendra, sepse përsëritet kjo gjë dhe bëhet një “e vërtetë” false.  Do të jetë një qendër mikpritje dhe një vend i ardhjes së parë (pikë procesimi) ku personat do të verifikohen në kushte të respektueshme dhe pastaj do të transportohen në qendrën e mikpritjes. Një qendër jo dy. Mund të ishin edhe dy por është vetëm një.

Së dyti, ne nuk jemi një status BE por jemi një status E ne jemi në Evropë dhe jemi nga ana tjetër e detit dhe nuk shoh të ketë një të drejtë ndërkombëtare për shtetet e BE-së dhe një tjetër të drejtë ndërkombëtare për shtetet E. Unë nuk e shoh ndoshta shoh keq.

Së treti ne kemi pasur edhe më parë dhe jo vetëm ne por edhe vende të tjera me status E, kërkesa nga vende të tjera të BE-së për operacione të kësaj natyre dhe kemi refuzuar.

Pse i thatë ‘Po’ vendit tonë, çfarë ju bindi?

-Pse Italia na ka qëndruar pranë që në momentin  e parë të arratisjes sonë nga Ferri më 1990. Pse Italia qëndroi pranë nesh gjithë këto vite, jo vetëm në Itali që ka mikpritur qindra e mijëra shqiptarë duke iu dhënë atyre një të ardhme por edhe në Shqipëri kur ne ishim buzë humnerës, Italia solli misione ushtarake, humanitare, vullnetare për të na ndihmuar.

Si është e mundur që zjarrfikëset erdhën këtu si një skuadër e madhe në numër kur populli ynë ishte nën rrënojat e tërmetit dhe rrezikuan jetën e tyre për  të shpëtuar jetët tona. Pse?!

Sepse me Italinë është ndryshe. Italia për ne është një vend ku shqiptarët ndjehen si në shtëpinë e tyre jo vetëm kur shkojnë për të jetuar, studiuar dhe punuar atje por edhe kur shkojnë për të bërë biznes, për turizëm, për të udhëtuar etj, është shtëpia e tyre evropiane. Dhe kur Italia na kërkon diçka është nder që ne ti gjendemi pranë dhe të jemi të dobishëm. Ja pse.

Show More

Related Articles

Back to top button