LajmeMaqedoni

Kinezët kanë edhe 2 muaj afat për autostradën Kërçovë-Ohër!

Punën në autostradën Kërçovë-Ohër që nuk e mbaroi për 10 vjet, kopmanie kineze “Sinohidro” ka afat edhe dy muaj ta kryejë. Deri në fund të 2023-tës kompania ka hapësirë për punë në terren, thotë Ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski.

“Kompania “Sinohidro” në periudhën e kaluar ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë, me NP Rrugët Shtetërore, me të gjithë nënkontraktuesit për të zgjidhur të gjitha çështjet që kanë dalë gjatë ndërtimit. Nëse ata kërkojnë takim, sigurisht që do ta realizojmë. Ndryshe, takimet realizohen dhe zhvillohen në nivel teknik. Është me rëndësi që kompania ka ende afat për realizim dhe deri më 31.12.2023 kanë afat dhe front për të vazhduar punën në terren”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjes.

Nuk dihet nëse mund të ndodh ndonjë mrekulli që kinezët ta përfundojnë autostradën për 2 muaj, por

kryeministri Dimitar Kovaçevski dyshon në aftësitë e kompanisë për ta arritur këtë.

“Parashtrohet një pyetje shumë e rëndësishme, nëse ky realizues dhe nënkontraktuesit e tij që ka angazhuar pas 10 viteve janë në gjendje të përfundojnë këtë lloj autostrade?”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por askush nuk përgjigjet se pse është pritur të kalojnë 10 vite për t’i parashtruar këto pyetje.  Sipas Kryeministrit por edhe Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, analiza e FIDIK ekspertëve do të jep përgjigjet e të gjitha vonesave dhe kahjen në të cilën duhet të drejtohet shteti për mbarimin e këtij projekti.

Përndryshe, punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër kanë filluar në shkurt të vitit 2014, nën qeverisjen e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI dhe është dashur të përfundojnë deri në vitin 2018. Me ardhjen në Qeveri të LSDM-së, afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023.

Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës 57 kilometërshe nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë tani ka arritur dyfishin e kësaj shume, diku mbi 600 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button