Pas publikimit të Raportit të Progresit, nga VMRO-DPMNE thonë se raporti është dëshmi se deklaratat e autoriteteve të LSD-së dhe BDI-së se janë të fokusuar në agjendën evropiane janë të rreme, përcjell TV21.
Zëdhënësja Marija Miteva thotë nuk është bërë asnjë përparim gjatë periudhës raportuese, nga viti i kaluar deri më sot, për adresimin dhe zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisioni i Venecias.
Po keqpërdoret flamuri europian, nuk ka përparim në përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore ndërsa nuk ka asnjë përparim as në luftën kundër korrupsionit thonë në reagimin e tyre nga VMRO DPMNE.
“Raporti i KE-së tregon dhe konfirmon se qeveria në vend që të punojë dhe t’i përkushtohet reformave, drejtohet drejt qëllimeve strategjike të gabuara. Dhe në vend të shtetit ligjor, ne kemi sundimin e arbitraritetit. Në vend të një reforme të fortë, ne kemi institucione të prapambetura. Në vend të progresit kemi disfata”, pohoi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.