LajmeMaqedoni

Kryqi i Kuq angazhon shpëtimtarë profesionist nëpër pishina

Pishinat janë një mënyrë e mirë për t’u argëtuar dhe freskuar gjatë verës, por jo nëse nuk jeni notar të mirë, shkruan Alsat.

Gjatë 10 viteve të fundit në vendin tonë janë regjistruar qindra raste të qytetarëve të mbytur aktiv, të cilët kanë qenë të vetëdijshëm dhe kanë kërkuar ndihmë dhe dhjetëra raste të të mbyturve pasiv, të cilët kanë humbur vetëdijen.

Për të shmangur këto incidente dhe për të parandaluar më të keqen, 6 pishina në Shkup dhe 1 një Kumanovë monitorohen nga 37 shpëtimtarët e Kryqit të Kuq.

Agan Sulejmani dhe Eleonora Gjeorgjievska inskenuan disa nga situatat me të cilat përballen gjatë punës së tyre si shpëtimtarë.

“Deri sot, nëse bëjmë një retrospektivë 5 deri në 10 vjet, vit më i zi nëse mund ta themi është viti 2019, kur kemi pasur 91 të mbytur aktiv, të cilët janë nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 61 vjeçar. Mbi 50% të të mbeturve aktiv janë nën moshën 10 vjeçare, ku më I vogli është 4 vjeçar. Popullata jonë nuk ka afinitet  për not, nuk di teknikat elementare të notit. Vijnë me neglizhencë “ hajt se ka kush të na mbikëqyrë”. Është për  t’u cekur se shpëtimtarët nuk janë dadoja juaj personale, por janë për të gjithë”, tha Argjend Qilafi – bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq.

Për të qenë shpëtimtarë duhen plotësuar disa kritere.

“Që të jeni shpëtimtarë duhet së pari të jeni notues i mirë, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit- Qendra për siguri në ujë, dy deri 3 herë në vit organizon  kurse për shpëtimtarë. Shpëtimtarë mund të jetë çdo i ri nga mosha 16 vjeç. Të ketë shëndet psiko-fizik dhe të ketë afinitete në ujë. Në kursin e fundit kanë aplikuar 33 kandidatë, prej atyre 12 kanë ndjekur kursin dhe vetëm 8 janë licencuar”, theksoi Argjend Qilafi – bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq.

Numri i meshkujve që aplikojnë për t’u licencuar si shpëtimtarë është më i lartë se i femrave. 90% e shpëtimtarëve aktiv janë maqedonas, dhe përqindja tjetër nacionalitete të tjera./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button