LajmeMaqedoni

Rritje alarmante e të infektuarve me COVID-19 në RMV, 511 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut ka rritje alarmante të të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.489 të testuarve kanë rezultuar 511 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

Raste të reja: 511

Riinfektime: 129

Të vdekur në 24 orët e fundit: 0

Të vdekur të raportuar në Termini im: 2

Të shëruar: 264

Testime: 1.489

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.889. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

Të infektuar: 316.729

Të shëruar: 305.503

Të vdekur: 9.337

Testime: 2.092.192

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Show More

Related Articles

Back to top button