Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski do të qëndrojë për vizitë pune në Paris, ku do të drejtohet në Konferencën e 42-të të përgjithshme të UNESKO-s, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Në vizitën zyrtare në UNESKO, Kovaçevski do të pritet nga Odre Azule, drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës për arsim, shkencë dhe kulturë së Kombeve të Bashkuara.
“Në kuadër të vizitës, kryeministri Kovaçevski së bashku me disa shefa të shteteve dhe qeverive, liderë të organizatave ndërkombëtare, figura me ndikim nga biznesi ndërkombëtar, nga organizata civile, nga komuniteti akademik, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të 6-të parisien të paqes. Qëllimi kryesor i Forumit është të inkurajojë bashkëpunimin dhe kërkimin pas zgjidhjeve për sfidat, me të cilat përballet bota. Parashihet që kryeministri Kovaçevski të mbajë fjalim me temë ‘Adresimi i pabarazive dhe përshpejtimi i Qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në kuadër të Forumit parisien të paqes, kryeministri Kovaçevski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Elena Kovaçevska, do të marrë pjesë në darkë të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron dhe bashkëshortja e tij Brizhit Makron, në nder të shefave të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në Forum.