Policia e Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq nga një person që dyshohet se po barte 11 migrantë.
Sipas policisë, pas ndalesës ai ka ikur vrullshëm nga Policia duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve.
Kështu për të ndalur sulmin policia ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante.