LajmeMaqedoni

Shiten edhe 4 prona të Sasho Mijallkovit, për 330 mijë euro

Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar njofton se ka shitue edhe katër patundshmëri tjera të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell TV21. Bëhet fjalë për tre banesa në rrugën Slavejko Arsov, një prej 78m2 dhe dy prej 73m2, si dhe një garazhë prej 30m2 në Qendër. Këto prona ishin të konfiskuara me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

“Në përputhje me njoftimin tonë të mëparshëm,e informojmë opinionin për shitjen e sotme të (katër) patundshmërive nga Agjencioni për menaxhimin e pronës së konfiskuar, dhe me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë, kthimi i mjeteve Buxhetit të shtetit vazhdon nga prona e konfiskuar e ish-drejtorit të DSK-së, z. Sasho Mijalkov. Gjegjësisht, bëhet fjalë për tre banesa në rrugën Slavejko Arsov, një prej 78 m2, dy prej 73 m2 dhe një garazhë prej 30 m2 në KO qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë I KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup”, thonë nga Agjencia.

Nga Agjencia thonë se me shitjen e këtyre patundshmërive të Mijallkov, në buxhetin e shtetit do të transferohen 20,3 milion denarë ose 330 mijë euro.

Përndryshe Mijallkovit para dy muajsh iu shitën edhe tre patundshmëri të tjera me vlerë prej 244 mijë eurove.

Show More

Related Articles

Back to top button