LajmeMaqedoniRajon

Aliti: Nëse do të ndahej Maqedonia, UÇK-ja do të hynte në Shkup! 

Ish-komandanti i Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në një intervistë për Gazetën LAJM, tha se ushtarët e UÇK-së ishin të gatshëm në çdo moment për të hyrë në Shkup gjatë konfliktit të vitit 2001. Megjithatë, Aliti sqaroi se ky nuk ka qenë qëllimi dhe se UÇK-ja ka luftuar që shqiptarët t’i realizionin të drejtat e tyre në Maqedoni dhe të bëheshin të barabartë me maqedonasit.

“Ne në çdo moment ishim të gatshëm të hyjmë në Shkup. Ketë e them sepse në momentet kur u firmos marrëveshja e Ohrit, numri i ushtarëve ishte shumë më i madh se kur unë kam ardhur në Radushë. Por, e them me përgjegjësi, nuk ka qenë qëllimi ynë ta marrim Shkupin, nuk ka qenë qëllimi ynë ta marrim ujin e Rashçësh, të cilin në çdo moment mund ta bënim. Lufta jonë ka qenë që ne shqiptarët të realizojmë të drejtat tona në këtë shtet dhe mendoj se marrëveshja e Ohrit e mundëson një gjë të tillë”, tha Aliti për gazetën LAJM.

Në momentin kur u nënshkrua marrëveshje e Ohrit, brigada ime ka pasur mbi 700 ushtarë me armë në dorë, që kanë qenë të gatshëm në çdo moment. Përveç atyre që i kisha në vijën e parë, në vijën e dytë i kisha edhe ushtarë të cilët i përgatitësha. Kam pasur poligon dhe kemi pasur eprorë që kanë qenë të angazhuar që t’i përgatisin edhe djemtë e tjerë që kanë ardhur më vonë dhe janë kyçur për tu përgatitur për luftime. Ne kemi pasur edhe djem të ri që unë kam dashur t’i kthej mbrapa por nuk kanë pranuar dhe me këmbëngulje kanë kërkuar që të ngelin atje dhe kam respektuar vullnetin e tyre. Djemë të ri të ri të cilët për herë të parë kanë kapur armën kur janë kyçur në Brigadë. Atë që e them e organizuam edhe poligonin që çdo ditë kanë pasur ushtrimet e veta dhe i kemi përgatitur ata djem pikërisht për atë që nëse do të vinte deri te ndarja, gjithsesi se ne do të ishim edhe në Shkup”, tha Aliti.

Show More

Related Articles

Back to top button