LajmeRajon

Vetëm 20 minuta seancë, opozitarët ndezin tymuese, socialistët miratojnë ligjet mes kaosit

Foltorja e bllokuar me karriget e përmbysura ishte vetëm hapi i parë i asaj që Sali Berisha e quajti mosbindja civile për këtë të enjte në Parlament.

Sapo deputetët e mazhorancës dhe kryetarja e Kuvendit janë ulur në vendet e tyre, ligjvënësit opozitarë kanë ndezur tymuese, duke shkaktuar kaos total në sallën e seancave plenare. Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë parë me tymuese në duar, ndërsa Taulant Balla i “kërcënoi” se përdorimi i lëndëve kimike në Kuvend përbën vepër penale.

Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet, por kërkoi ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur rendin.

Show More

Related Articles

Back to top button