LajmeMaqedoni

Me mbështetjen e institucioneve EVN përfundoi me sukses projektin në Haraçinë

Bashkëpunimi në mes EVN, Ministrisë së Ekonomisë, MPB, komunës dhe prokurorisë në lidhje me projektin për rikonstruim të rrjetit përfundoi frytshëm dhe për kohë shumë të shkurtë. Defektet janë eliminuar, furnizimi është normalizuar, si dhe është mundësuar leximi në distancë të të dhënave mbi konsumin e energjisë elektrike. Rrjeti i tensionit të ulët tanimë është plotësisht i sigurt për konsumatorët.

Investimet në rrjet dhe pagesa e rregullt janë shumë të rëndësishme si për konsumatorët ashtu edhe për operatorët.

Humbjet në rrjet janë zvogëluar nga 80% në 10%.

Në emisionin që kishte përgatitur Alsat, të cilin mund ta ndiqni në vijim u prezantuan të dhëna më të hollësishme https://www.youtube.com/watch?v=hmJjB2-pTAg

“Në shtator të vitit 2022 kemi filluar me realizimin e një projekti të veçantë në fshatin Haraçinë. Janë përpunuar mbi 850 kabinete, janë zhvendosur mbi 2800 orëmatës dhe është instaluar rrjeti i tensionit të ulët prej 50 km” tha Petre Stankov, menaxher për projekte në EVN.

Show More

Related Articles

Back to top button