LajmeMaqedoniRajon

Kyuchyuk kërkon që vendet kandidate, përfshirë Maqedoninë, të kenë mundësi të marrin pjesë në Parlamentin Evropian pa të drejtë vote

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk kërkoi që politikanëve nga vendet kandidate për anëtarësim në BE t’u jepet mundësia të marrin pjesë në Parlamentin Evropian pa të drejtë vote. Gjatë debatit për zgjerimin e Unionit, ai tha:

“Le të mendojnë se sa seriozisht mund të integrohen gradualisht këto vende në BE. Të jemi realist – zgjerimi nuk do të ndodhë sot e nesër, por duhet të ketë mjaft mesazhe të qarta, hapa konkretë dhe veprime për t’u treguar, veçanërisht qytetarëve të këtyre vendeve, se do t’i përkasin Bashkimit Evropian. E mirëpres propozimin e (kryetares së Parlamentit Evropian) Roberta Metsola, që t’u jepet status këtyre vendeve, politikanëve të tyre që të jenë këtu me ne pa të drejtë vote”, tha Kyuchyuk , transmeton media bullgare.

Show More

Related Articles

Back to top button