LajmeMaqedoni

LSDM: Raporti i KE-së i qartë – kemi përparim

Raporti i Komisionit Evropian është i qartë, sipas LSDM-së, pasi siç thonë,  ka progres në 81% të kapitujve e nuk ka kthim prapa në asnjë kapitull, përcjell KlanM.

Sa i përket gatishmërisë së kapitujve, siç thonë nga LSDM, ka një nivel adekuat të gatishmërisë në 90%, ndërsa akuzuan VMRO-DPMNE-në për bllokim të proceseve

“Nuk ka më rubrika në Raport si në kohën e DPMNE-së nga viti 2015 apo 2016 për një shtet të robëruar, asnjë ndërhyrje në gjyqësor, asnjë kthim prapa. BE shpalli paketën për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Vetëm me këtë plan Maqedonia ka në dispozicion një miliardë euro. Duke vazhduar me reformat dhe procesin integrues, pas pesë muajsh do të kemi transferimin e parë nga paketa e re”, thonë nga LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button