Ministria për punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht në datë 09.11.2023 në orën 18.30 nga punonjës policie të Komisariatit Kisella Vodë është ndaluar një e mitur 17-vjeçare, për shkak se gjatë kontrollit në çantën e saj të shkollës është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se në prani të njërit prind, një avokati dhe një inspektori për delikuencën e të miturve, në komisariat kanë zhvilluar një bisedë informative me të.