Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 28-vjeçari të dyshuar për vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.
Më 7 nëntor, i dyshuari i ka marrë jetën babait të tij, duke i shkaktuar me thikë plagë të shumta me thikë në trup dhe kokë. Në momentin që viktima ka tentuar të mbrohet, duke lëvizur në drejtim të korridorit, është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë me thikë në të gjithë trupin derisa ka ndërruar jetë.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë baza ligjore që tregojnë se masa e paraburgimit është e nevojshme për mbarëvajtjen e procedurës dhe për sigurimin e pranisë së të dyshuarit.