LajmeMaqedoni

Kompania sllovene do të menaxhojë me mbeturinat e Tetovës

Sot kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshjen për PPP me kompaninë sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit.

“EDHE NJË PREMTIM I REALIZUAR
Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për PPP me kompaninë sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit. Tetova nga sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermacher”, e cila vepron në 🇩🇪Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe në 🇸🇮Slloveni, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytetet më të pastra dhe më pak të ndotura.

Atë që e kemi premtuar në fillim të mandatit se do të punojmë për një Tetovë të pastër pa mbeturina, po e bëjmë realitet. Dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipit të ekspertëve të angazhuar nga komuna. Bashkë me ekipin e grupacionit Saubermacher janë bërë analiza dhe studime në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, grumbullimin dhe deponimin e tyre për të ardhur në përfundimin që sot po e kurorëzojmë me sukses.

Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje, kështu duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj qytetit. Nga sot e tutje Tetova do ketë një problem më pak, nga shumë probleme të shtresuara nga e kaluara!”, ka shkruar Kasami në facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button