LajmeRajon

Kurti: Jam i shqetësuar thellë nga raportimet se Sandulovic është paralizuar pasi u rrah nga shërbimi sekret serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në platformën “X” duke thënë se është i shqetësuar thellë rreth raportimeve që thonë se politikani opozitar serb, Nikola Sandulovic, është paralozuar si rezultat i rrahjes nga shërbimi sekret i Serbisë.

Kurti ka thënë se kjo ka ndodhur pas kërkimfaljes që Sandulovic ka bërë për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë gjatë kampanjës gjenocidale, shkruan Express.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkrua Kurti.


“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze tëKonventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar tutje Kurti

Show More

Related Articles

Back to top button