LajmeMaqedoni

RMV, personat me diabet dalin në protestë: Mbi 7 muaj shteti nuk u ka siguruar shirita për matjen e sheqerit

Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë ka paralajmëruar për të premten në ora 19 protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që shteti nuk u siguron terapi. Ata në kumtesën e tyre theksojnë se durimit i ka ardhur fundi dhe se janë shkelur të gjitha afatet. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, duhet t’i furnizojë me insulinë dhe se ndjehen të manipuluar që fëmijët në këtë gjendje nuk kanë pompa, senzorë dhe matës të sheqerit. Plotësisht, shteti nuk u ka siguruar shirita për matjen e sheqerit 7 muaj, njofton Portalb.mk.

“Pas durimit të stërzgjatur, konstruktivitetit të madh, përkushtimit për bashkëpunim. Pas shumë investimeve në dinjitetin e personave me diabet mbaruan të gjitha afatet, logjikat juridike, manipulimet e shpikura. Mbaroi koha e gënjeshtrave të 150.000 qytetarëve. Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Qeveria i manipulon 700 fëmijë dhe të rinj me pompa, pako për pompa, senzorë, matës të sheqerit dhe me terapi”, thonë nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve.

Ata thonë se protesta para Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë paralajmërues dhe paqësor për jetë të sigurt dhe cilësore të personave me diabet.

“Ftojmë në sjellje të dinjitetshme, pa dhunë apo prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga Shoqata, duke shtuar se distancohen nga çfarëdo lloj përleshjesh mes partive politike, pasi që kjo s’ka të bëjë me politikë.

“Të gjithë do të na respektoni nëse na mbështesni në kërkesat tona”, thuhet në kumtesën e Lidhjes së Shoqatës së Diabetikëve.

Paraprakisht, Portalb.mk shkruajti se personat me diabet në vendin tonë u ankuan mbi shtatë muaj janë pa terapi, glukomatës, shirita, gjilpëra dhe komplete për fëmijët me diabet. Ata thonë se këto janë gjërat themelore pa të cilat nuk mund të funksionojnë dhe se gjinden si dinë dhe si munden.

Show More

Related Articles

Back to top button