RMV, tensione në debatin për ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizive

Në atmosferë të tensionuar dhe me një sërë vërejtjesh nga televizionet private komerciale, u zhvillua debati i dytë publik për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizive (LShMAAV). Pasi thanë fjalët e tyre, përfaqësuesit e disa televizioneve vendosën të largohen nga diskutimi i djeshlm publik dhe të mos dëgjojnë pjesën tjetër të pjesëmarrësve në ngjarje, transmeton Portalb.mk.

Ivan Mirçevski nga televizioni “Kanali 5” tha se dje ai dhe kolegët e tij nga “Alfa”, “Alsat” dhe “Telma” kanë pasur takim me ekipin e ekspertëve për ndryshimet ligjore dhe si Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) kanë një seri vërejtjesh që duan të përfshihen në ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ShMAAV. Vërejtja e tij personale ishte se ekipi i ekspertëve tashmë ka përgatitur ngryshimet ligjore dhe se ka një agjendë që po e shtyn atë gjatë gjithë kohës.

“Nëse këtë po e bëjmë për hir të “Evropës kreative” dhe jo për hir të përmirësimit të tregut mediatik, duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë këtu”, tha Ivan Mirçevski.

Sipas tij, ndryshimet ligjore i ngjajnë make up-it dhe anashkalohen problemet elementare të konstatuara nga vetë ekipi i ekspertëve, të cilat, siç tha ai, deformojnë të gjithë tregun.

Si televizione, anëtarët e Asociacioni të Mediave të Maqedonisë kanë komentet e tyre që insistojnë të zbatohen në ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Mircevski theksoi se po kërkojnë që në nenin 3 të LShMAAV të futet një term dhe përkufizim, andaj nën “shërbimet mediatike audio dhe audiovizive” duhet të shtohen ato portale që transmetojnë programe televizive.

“Televizioni nuk është i definuar sipas mënyrës së emetimit, dikur ka qenë analog, tani është digjital, përdoret viber dhe optikë”, tha Mirçevski, duke shtuar se tani kemi disa portale që funksionojnë njësoj si televizionet, nuk transmetojnë 24 orë në ditë, por prodhojnë program televiziv.

Ai kërkoi që ueb portalet që transmetojnë program duhet t’i nënshtrohen ligjit, të paguajnë licencë ashtu siç paguajnë televizionet dhe të gjejnë formulën se cila do të jetë ajo licencë dhe sa e lartë do të jetë, portalet e tilla të regjistrohen dhe paraqiten në institucione.

Nuk  ekziston agjendë në hartimin e ndryshimeve ligjore, tha Deidre Kevin – lidere e ekipit të projektit të BE-së për lirinë e shprehjes në Maqedoninë e Veriut. Ajo, së bashku me ekspertë të tjerë, është angazhuar nga BE-ja për përgatitjen e ndryshimeve ligjore për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me Direktivën e BE-së për shërbimet mediatike audiovizuele.

Kevina tha se vërtet beson se duhen ndryshime ligjore për rregullimin e këtyre mediave, por jo në këtë fazë të ndryshimeve ligjore që duhet të miratohen më së voni deri më 31 maj. Si anëtare e ekipit të ekspertëve, ajo sqaroi se tashmë kanë filluar fazën e dytë të ndryshimeve në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

Në fazën e parë u përfshinë vetëm ndryshimet ligjore që nënkuptojnë respektimin e Direktivës së BE-së për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive, e cila duhet të zbatohet deri më 31 maj.

Kujtojmë se projektligji në fjalë në ueb faqen e ENER u publikua më 15 mars nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MShIA), së bashku me draft Raportin për Vlerësimin e Ndikimit të Rregullores dhe Analizën e GAP.

Bashkimi Evropian ka punësuar gjithashtu ekspertë për të përgatitur ndryshime ligjore për të përafruar legjislacionin e Maqedonisë me Direktivën e BE-së për Shërbimet Media Audiovizuale.

Më 25 janar të këtij viti, ambasadori evropian David Geer paralajmëroi se Maqedonia rrezikon të humbasë qasjen në programet e financimit të prodhimit të përmbajtjeve të BE-së nëse vendi nuk e harmonizon legjislacionin e saj me direktivën e Bashkimir Evropian për media deri më 31 maj 2023.

Draft Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Rregullator thekson se Akti aktual i Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale duhet të përputhet me Direktivën e BE-së për Shërbimet Mediatike Audiovizive të miratuar në vitin 2018.

Me ndryshimet e funditt të kësaj Direktive të BE-së u përfshinë ndryshime që sjellin platformat e shpërndarjes së videove brenda fushëveprimit të Direktivës, duke përshtatur përkufizimet për të pasqyruar këtë fakt, duke rishikuar procedurat në lidhje me juridiksionin mbi shërbimet si dhe përjashtime nga liria e marrjes dhe ritransmetimit, janë futur dispozita për të siguruar pavarësinë financiare dhe funksionale të rregullatorit, vendoset trajtim i barabartë, përsa i përket detyrimeve të tyre, për transmetimin dhe shërbimet sipas kërkesës, si dhe liberalizohen kufizimet në reklamat televizive dhe vendosjen e produkteve.

Përveç kësaj, në fushën e reklamave televizive dhe vendosjes së produkteve, direktiva evropiane forcon detyrimet për mbrojtjen e të miturve dhe reduktimin e ekspozimit të tyre ndaj reklamave të alkoolit dhe ushqimeve dhe pijeve jo të shëndetshme (ushqim HFFS), detyrimet për të siguruar akses në Përmbajtja për personat me aftësi të kufizuara, forcohen detyrimet për promovimin e shërbimeve evropiane sipas kërkesës, promovohen kodet e sjelljes bashkërregulluese dhe vetërregulluese dhe promovohet edukimi mediatik.

Nëse deri më 31 maj të këtij viti nuk i miratojmë ndryshimet ligjore në Kuvendin e RMV-së, atëherë ekziston rreziku që si shtet të humbasim qasjen në mjetet nga programi Evropa Kreative, dhe humbësit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Maqedonisë për shkak të qasjes së reduktuar në libra cilësorë të përkthyera, tituj filmash apo filma të prodhuar.