LajmeMaqedoni

Ademi, VLEN-it: Si do ta shkarkoni të zgjedhurit me vota nëse nuk e zbatojnë ligjin?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke ngritur dilema serioze mbi zbatueshmërinë e masave ndëshkuese të paralajmëruara nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar.

Sipas Ademit, VLEN po pretendon se në rast të mosrespektimit të ligjit, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, ndonëse një dispozitë e tillë nuk ekziston në tekstin e ligjit.

“Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund.

Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?”, pyet Ademi.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk