
Indonezia është goditur nga një tërmet i fortë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u regjistrua me magnitudë 6.7 ballë, të shkallës Rihter.
Tërmeti ishte i përqendruar në juglindje të Palu në provincën qendrore të Sulawesi dhe u regjistrua në orën 10:27 të mëngjesit (ora lokale UTC; 06:27 GMT).
Nga pamjet e regjistruara të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit shihen momente paniku, të qytetarëve të cilët shpejtojnë të largohen nga zona të rrezikuara.



