LajmeMaqedoni

Garda Revolucionare e Iranit: Shënjestruam bazën amerikane në Kuvajt

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha sot se Forcat e saj Hapësinore Ajrore shënjestruan një bazë amerikane në Kuvajt si pjesë e valës së 12-të të asaj që e përshkroi si një operacion hakmarrës, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, transmeton Anadolu.

IRGC-ja tha se objektivat përfshinin një radar të zbulimit dhe identifikimit të mbrojtjes raketore, disa depo armësh, dy lëshues të Sistemit të Raketave të Artilerisë së Lartë (HIMARS) dhe raketa të ruajtura në sistem.

IRGC-ja pretendon se sulmi shkaktoi zjarr të madh në bazë dhe se se operacioni u krye në përgjigje të sulmeve të fundit të SHBA-së për të cilat pretendohej se kishin në shënjestër objektet civile, punonjësit e telekomunikacionit dhe hekurudhave, si dhe automjete, duke shkaktuar viktima.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha të enjten se përfundoi një valë të re sulmesh kundër Iranit, duke shënuar natën e gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane që synojnë asetet ushtarake iraniane.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit ndërsa Teherani u përgjigj me sulme me raketa dhe dron që synonin vendet e Gjirit që strehojnë asetet ushtarake të SHBA-së.

Irani dhe SHBA-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani muajin e kaluar, me qëllim përfundimin e konfliktit dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje. Tensionet janë përshkallëzuar ditët e fundit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që kanë shkëmbyer sulme.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk