LajmeMaqedoni

Mickoski: I kemi plotësuar detyrimet nga axhenda evropiane

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi se më 15 korrik në Bashkimin Evropian është dorëzuar një dokument me detyrime tërësisht të plotësuara dhe të shënuara, me çka, siç thotë edhe një herë treguam se procesin reformues e zhvillojmë me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim të qartë drejt përmbushjes së axhendës evropiane.

“Jam i bindur se në dinamikën e realizimit do të jemi larg para shumë të tjerëve edhe krahas tentativave që procesi të ngadalësohet përmes bllokimi të Kodit zgjedhor. Përcaktimi ynë mbetet i pandryshuar, reformat do të vazhdojnë, sepse ato janë në inteers të shtetit, institucioneve dhe qytetarët”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Njëherit, kryeministri informoi se do të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së në Manastir.

Kujtojmë se njejtë si kryeministri, edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova tha se pret përgjigje pozitive nga BE, pasi Maqedonia e Veriut është shtet lider në realizimin e reformave.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk