
Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për temperaturat maksimale ditore të larta të pritura nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe paraprake gjatë temperaturave të larta.
“Kur ajri i ambientit i afrohet ose tejkalon temperaturën normale të trupit prej afërsisht 36.7 gradë Celsius, aftësia e trupit të njeriut për t’u ftohur zvogëlohet. Përveç kësaj, kur lagështia relative e ajrit të ambientit është e lartë, djersa ka edhe më shumë vështirësi në avullim, duke e bërë më të vështirë ftohjen e trupit.
Kur trupi nxehet shumë ose ka probleme me balancimin e temperaturës së tij, kjo mund të çojë në ndjenja dobësie, gojë të thatë, marramendje, të përziera, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë, dhimbje barku. Ndërsa e ashtuquajtura “goditje nga dielli” përkeqësohet, mund të shfaqen edhe simptomat dhe shenjat e mëposhtme: ndërprerje e djersitjes, lëkurë jashtëzakonisht e nxehtë, konfuzion (marramendje), rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, të fikët dhe madje edhe vdekje.
– Persona mbi 60 vjeç, gra shtatzëna, fëmijë, persona të cenueshëm socialisht, punëtorë në natyrë.
– Persona me sëmundje kronike si: Persona me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive dhe veshkave, diabet, sëmundje mendore, obezitet dhe persona që marrin terapi që rrit urinimin (diuretikë, disa ilaçe për epilepsinë, sëmundja e Parkinsonit, etj.)”, thonë nga ISHP./Telegrafi/



