LajmeRajon

23 protestues të shoqëruar, 9 efektivë ndodhen në spital. Debate edhe mes organizatorëve

23 janë protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës para Parlamentit, ku u pa dhunë, kaos dhe tensione të shumta. 9 punonjës policie janë dëmtuar, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Katër prej protestuesve që ndodhen në komisariatin nr. 1 do të lirohen brenda një ore, pa akuzë. Ky ishte njoftimi i deputetit Erald Kapri që mjaftoi të ndizte debatet mes protestuesve të grumbulluar para stacionit të policisë. Një prej tyre i bëri thirrje të hiqte mikrofonin ose të dorëzonte mandatin, por u përplas me Luçiana Kokajn

-Kush je ti?

Luçiana Kokaj: Luçiana jam!

-S’dua ta dëgjoj!

Luçiana Kokaj: Ik mbro Sali Berishën!

-Po ti kë mbron?

Veç Kaprit, të pranishëm janë edhe Klevis Balliu i PD dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, por asnjëri s’është i mirëpritur nga protestuesit. “Dorëzoni mandatet! Opozitë e shitur!”, thirrën ata. Por pakënaqësia u rrit edhe më tepër kur Dritan Goxhaj iu afrua Balliut, moment kur protestuesit e akuzuan se është krah PD. “Dritan, largohu! Mos bëj negociata!”, i thirrën ata.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk